Pea: Shqipëria, urë për të arritur futbollin italian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2024, 08:02
Lajm shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar ditët e fundit ishte vendimi i Federatës Italiane të Futbollit për t’i njohur futbollistët nga vendi ynë si komunitarë, pra sikur të ishin shtetas të Bashkimit Europian.
Fulvio Pea e sheh si mundësi shumë të madhe për rritjen e cilësisë së futbollit shqiptar.
“Është një lajm shumë i madh, sepse u hapen dyert jo vetëm lojtarëve shqiptarë, por dhe atyre që bëhen shqiptarë.
Me kalimin e viteve, mund të shtohet cilësia e futbollit shqiptar.
Shqipëria mund të bëhet urë për të arritur futbollin italian.”