VIDEO/ PSG triumfoi ndaj rivalëve historikë, lojtarët festojnë bashkë me tifozët në aeroport
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2024, 19:14
PSG-ja fitoi kundër Marsejës me shifrat 2-0 brenda në “Velodrom”.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për parizienët, sepse vinte përballë rivalit të tyre historik në Ligue 1.
Të fitosh kundër Marsejës, për tifozët e PSG-së është njëlloj sikur të kesh fituar kampionatin, për të shtuar gjithashtu që ishin në transfertë, pra brenda në shtëpinë e Marsejës.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët i kanë bërë një surprizë të bukur lojtarëve të ekipit kryeqytetas, duke i pritur jashtë aeroportit kur ata mbërritën në Paris.
Pastaj të gjithë lojtarët filluan të festonin me tifozët e tyre, diçka shumë e bukur për tu parë.
VIDEO:
https://streamin.one/v/3ba808eb
