Tuchel: Mungesë ritmi dhe pasioni, jemi shumë të zhgënjyer
Pas humbjes në shtëpi kundër Borussia Dortmund, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, komentoi për mediet ndeshjen e skuadrës së tij.
Tuchel u shpreh se Bayern-it i mungoi ritmi dhe pasioni në “Der Klassiker”, ndërsa shtoi se ndjehen të zhgënjyer.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer me mënyrën se si luajtëm sepse nuk mendojmë se kemi sjellë shpirtin e nevojshëm në fushë në asnjë moment, bazat elementare të nevojshme për të qenë të suksesshëm.
Ne gjithashtu nuk ishim me fat në momentet kyçe.
Në përgjithësi, nuk ishte një ndeshje e nivelit të lartë për ne. Ishte një ndeshje mesatare dhe ne u përshtatëm.
Na mungonte ritmi dhe pasioni.
Thjesht nuk mjaftonte. Kishim diçka krejtësisht të ndryshme në mendje, por nuk e sollëm në fushë”-deklaroi Thomas Tuchel.
