Redon Xhixha kampion i Azerbajxhanit: Titull emocionues! Qëndrojmë 8 orë në klub, stërvitem fortë...

I ftuar në ''Ora Sport'' nën moderimin e Altin Sulces dhe Vjosana Nozllakut, Redon Xhixha flet për kampionët e Azerbajxhanit si dhe për ish ekipin e tij Tiranën.

Redon Xhixha: Ndihem i lumtur sepse është vitii im i 3 që dal kampion tek Tirona një vit pastaj 2 vite të tjera që erdha këtu, jam i kënaqur.

Ky është një klub që është mirë nga ana financiare sepse ka vite që merr pjesë në europë, dhe ka vite që del kampion në Azerbajxhan, është një klub që më ka pritur me krahë hapur dhe shpresoj të bëj më të mirën.

A është e vërtët që Xhixha ka dashur të kthehet tek Tirana?

Me thënë të drejtën janë mediat ato që e kanë thënë këtë, unë jam mirë këtu dhe nuk dua të kthehem.

Në 28 javë kampionat Karabak ka plot 26 pikë diferencë me ndjekësit...

Xhixha: Ne jemi të shpallur kampion automatkisht sepse e kemi dominuar mjaft mirë kampionatin këtë sezon, jemi shpallur kampion pothuajse 2 muaj përpara mbylljes së kampionatit, tani na jep qetësi në cdo ndeshje.

Si është një ditë regjimi i Xhixhës tek Karabak?

Xhixha: Paraqitemi në orën 1 të drekës që hamë drekën aty edhe arrij në shtëpi në 9 të darkës, diku tek 8 orë pushojmë dhe stërvitemi në palestër dhe në fushë.

Në shqipëri s'janë kushtet kështu që vështirë të bëhesh futbolliste me 2 orë stërvitje. Nuk kanë të krahasur kushtet.

Gjithashtu ish lojtari foli edhe për Tiranën duke u shprehur se nuk është e njëjta Tiranë që Xhixha ka lënë kur është larguar.

Intervistën e gjeni të plotë ne kanalin e yotube: