Acarohet me gazetarët për Mbappenë, Luis Enrique: E njëjta “muzikë” çdo javë, trajneri jam unë këtu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2024, 16:52
Dhjetë lojtarë i mjaftuan Paris Saint-Germain dhe Luis Enrique-s për të triumfuar me rezultatin 0-2 ndaj Marseille në “Velodrome”.
Duke folur për mediet pas kësaj sfide, trajneri i PSG-ës u acarua kur iu pyet për zëvendësimin e Kylian Mbappe-së.
Enrique shpërtheu ndaj gazetarit, teksa shtoi se është ai trajneri dhe vendos ai se kush luan e kush jo.
“Është e njëjta muzikë çdo javë, e njëjta muzikë… është shumë e mërzitshme.
Unë jam trajner, vendimet i marr çdo ditë, çdo javë.
Unë do të bëj të njëjtën gjë deri në ditën time të fundit në Paris.
Unë gjithmonë përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për ekipin tim.
Edhe nëse nuk e kupton vendimin, nuk më intereson. Nuk më intereson fare”-deklaroi Luis Enrique.
