Xibraka/ Qyno: Ka mangësi në hetime, u fsheh emri i Olsi Ramës, të përfshirë edhe 2 djem ish-ministrash

Në një intervistë me Ora News, gazetari Elton Qyno tha se çështja e Xibrakës ka pasur mangësi në hetime, pasi emri i Olsi Ramës nuk është përmendur.

Ai shtoi se janë edhe dy djem të ish-ministreve të PS-së, sepse kolumbianët flinin në hotelet të djalit të një ish-ministri të PS-së së aso kohe. 

Qyno: Çështja e Xibrakës ka pasur mangësi në hetime. Ka pasur një selektim të personave që nuk duhet të hetoheshin. Fakti që Olsi Rama doli me dokumente konkrete që ka pasure marrëdhënie miqësorë me këta persona që janë dënuar, është një fakt i ri që vjen me prova shkresore në dosje. Edhe aso kohe është përfolur për një gjë të tillë. Janë edhe dy djem të ish-ministreve të PS-së, sepse kolumbianët flinin në hotelet të djalit të një ish-ministri të PS-së.

Aty ka pasur një shmangia nga policia ku thuhej se nuk identifikohej individi, ndërsa ai është fotografuar dhe dihet cili është. Policia ka identifikuar 3 nga personat që mbanin shoqëri me Olsi Ramën, por nuk e shënuan me emër si një person 45-vjeçar. Duhet filluar nga oficerët e policisë dhe më pas të shkohet deri lartë. Kjo është një çështje ku personat janë dënuar dhe janë liruar tashmë nga burgu dhe vijnë fakte të reja.