Betejat për ujin, Akademikët: Të mbrohet me efektivitet pasuria e përbashkët

Akademikët kërkon nga institucionet përmirësimin e ligjeve kundër keqshfrytëzimit të pasurisë së përbashkët! Nën moton uji është jetë, studiues nga disa vende diskutuan për  problematikat dhe rrugët e zgjidhjes.

Akademike nga Shqipëria Kosova e Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në konferencën e parë kombëtare për të diskutuar mbrojtjen e pasurive ujore.

Kërkuan  përmirësim të bazës ligjore kundër keqshfrytëzimit.

Studiuesi Rrapo Ormenit e vuri theksin tek studimet qe po bëhen për ujin e pijshëm dhe ujit për nevoja publike nëpërmjet shpimeve të puseve hidro-gjeologjike, burimeve alternative dhe modeleve inxhinierike konceptuale hidro-gjeologjike.

Drejtorja e agjencisë se menaxhimit te burimeve ujore Gerta Lubonja shprehet se informaliteti për shpërdorimin e ujerave mbetet sfidë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi bëri thirrje për më shume bashkëpunim mes institucioneve dhe bizneseve për studimet shkencore.

Akademikët kërkuan përmirësimin e sistemeve të monitorimit të ujërave nëntokësore, pasi ai aktual është plotësisht i amortizuar dhe në shumicën e rasteve i munguar.