Mesi: Pakti “i Paqes” mund të shkojë si “5 qershori”, Basha gaboi me refuzimin e komisionit. Jo më liderë të përjetshëm në parti
Në një intervistë për gazetaren Lili Saraçi, drejtori i Web-it të Ora News, Herion Mesi tha se pakti PD-PS ashtu si marrëveshja e famshme e “5 qershorit” që u arrit në Ambasadën Amerilane, u shkelmua dhunshëm nga kjo mazhorancë duke cuar në një reformë zgjedhore jo konsensuale, ekziston mundësia që e njëjta gjë të ndodhë sërish.
Kjo pasi dhe personazhet e kësaj marrëveshjeje janë po të njëjtët e asaj të 5 qershorit dhe kjo mund të ndodhë në rast prishjeje të dakordësisë, sidomos në prag të zgjedhjeve.
Ai shtoi se opozita duhet të jetë gati për përmbysje, por opozita aktuale nuk duket gati, sepse ka një përçarje të thellë në mesin e tyre.
Mesi: Përsa kohë kemi të njëjtët personazhe dhe skemë, precedenti është. Ekziston mundësia dhe në rast prishjeje dakordësie, sidomos në prag të zgjedhjeve, palët mund të kërkojnë shumë dhe do të varet.
Deri më tani nuk mund ta paragjykojnë si komision, por duhet parë cdo të sjellë vjeshta, nëse do të ketë ngritje tensionesh mes palëve.
Opozita duhet të jetë gati për përmbysje, por kjo opozitë aktualisht nuk më duket gati, sepse ka një përçarje të thellë në mesin e tyre. Akoma nuk ka marrë drejtim vula dhe logoja. Kemi paqartësi sa i takon Rithemelimit.
Mendoj se Lulzim Basha ka bërë gabim që nuk është në nënkomisioni e ligjeve, duke qenë se ka pasur ftesë të hapur nga Bardhi. Është gabim strategjik, pasi mund të ishte faktor.
Sa i përket reformës zgjedhore, nuk mund mendoj se palët do arrjnë në ndryshime të thella, pasi këto parti kanë nevojë të demokratizohen brenda tyre, dhe se anëtarët, militantët por dhe vetë deputetët duhet të heqin dorë nga liderat e përjetshëm.
Dhe në këtë kuptim është koha që liderët aktualë si Rama, Berisha apo dhe Meta të hapin krahun, sepse koha e tyre politike ka mbaruar.

