Avantazhe e privilegje për të fituar tendera/ Administratori i 5D, Nestor Muhametllarit biseda me Deborah Keçin dhe Eglantina Zerën

Operacioni i një ditë më parë zbuloi se pronaret De Facto të kompanisë 5D Konstruksion janë pikërisht dy ish drejtorët Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Burime për Ora News bëjnë më dijë se Redi Molla dhe Marglen Qato  e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit Eduard Meta Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari si ortakë fiktiv në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.

Nga sekuestrimi i kompjuterave doku metave dhe telefonave, është arritur në zbulimin e disa komunikimeve direkte  mes Eglantina Zere dhe Nestor Muhametllari.

Kjo shtetase ka qenë në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Tirana Parking e ndërsa sipas SPAK bisedat janë bërë për favorizimin e kompanisë për ta shpallur fitues. Përveç Eglantina Zeres biseda me administratorin Nestor Muhametllari ka pasur edhe Deborah Keci.

Nga verifikimi i prokurorisë së posaçme rezulton se Keci në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Përveç kësaj SPAK thotë se Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Mumahetllari administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit Nestor Muhametllarit  user-at e anëtarëve të KVO-së.