Mister në selinë e Partisë së Lirisë, Meta dhe Vasili: Na kanë vjedhur hard diskun, mbështetës të qeverisë

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar në selinë e Partisë së Lirisë, ku persona të pa identifikuar kanë vjedhur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje hard disc si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Denoncimi i kësaj ngjarje pasi kallëzimi është bërë më datën 28 Mars. Publikimi kësaj ngjarje me shumë të panjohura të ndodhur në orët e vona të datës 6 Mars është bërë publike pas 22 ditësh. Ishte vete nga nënkryetari i PL, Petrit Vasili që e denoncoi ngjarjen në rrjetin e tij social Facebook.

Edhe pse personat janë të pa identifikuar, në postimin e tij, Vasili thotë se grabitësit janë persona që mbështesin qeverinë “Rama”.

Ndonëse kur ndodh një grabitje, i dëmtuari i drejtohet menjëherë policisë, Partia e Lirisë duke qenë se ka patur kohë për rreth 3 javë për të hartuar një denoncim të plotë zyrtar, e ka bërë denoncimin në Prokurorinë e Tiranës.

Në kallëzimin që mban emrin e kryetarit të PL, Ilir Meta, theksohet se personat që kanë kryer grabitjen nuk kanë shkaktuar asnjë dëm anësor. Ata janë futur në seli dhe sipas kallëzimit, kanë qenë dhe në dijeni se ku mbaheshin çelësat duke krijuar bindjen se vjedhja është bërë nga persona që njohin seline.

Pasi kanë marrë çelësat e zyrave, personat e pa identifikuar, por që sipas Vasilit, janë që mbështesin qeverinë, kanë mundur të futen edhe në sistemin e kamerave, duke i fikur ato.

Hajdutët nuk kanë marrë asnjë send tjetër në selinë e PL, gjë e cila ngre dyshimet se ata kanë qenë të interesuar vetëm për komunikimet e bëra nga selia dhe punën që realizohet brenda saj.