Kryebashkiakët në burg, plas sherri në Himarë/ Banorët pushtojnë Bashkinë, thirrje në greqisht kundër Tavos dhe Klosit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Ka nisur me tensione mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Banorët kanë hyrë me forcë në sallë me thirrje në greqisht, si dhe kanë kundërshtuar prezencën e prefektit e Vlorës Vangjel Tavon si dhe drejtuesin e PS-së Blendi Klosin.

Prezenca e shumtë ka bërë që të kërkohet ndihma e policisë si asaj të rendit edhe të policisë bashkiake.

“Ta marrin ta nxjerrin jashtë Tavon, nuk është i joni ai legeni. Merreni nxirreni jashtë”, dëgjohen teksa thonë banorët.

Ndërkohë, në sherr dëgjohen se janë përfshirë dhe gra. “Nuk është kryetari ynë ai”, dëgjohen të tjerë. Pak ditë më parë Jorgo Goro, dha dorëheqje nga qelia e paraburgimit.

Pas fyerjeve dhe sharjeve drejtuar krerëve socialistë ka detyruar shtyrjen me një orë të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK TË HIMARËS

Kryebashkiakët në burg, plas sherri në Himarë/ Banorët

Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë.

Ndërsa sot pritet që drejtimi i Himarës t’i kalojë një prej dy nënkryetarëve të bashkisë.

Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet këtë të premte dhe  të vendosë me votë mes Blerina Balës dhe Pervin Gjikurisë, ku kryetari i ri në detyrë do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Kryebashkiakët në burg, plas sherri në Himarë/ Banorët

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.