Balliu: Rama, pronari faktik i Xibrakës. Duhet ta hetojë SPAK apo duhet hetim ndërkombëtar?

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Rama është pronari faktik i Xibrakës.

“Sot është e qartë për çdo qytetar, i majtë dhe i djathtë, se është vetë Rama i kapuri në flagrancë në dosjen Xibraka. Është Rama garantori, i atij operacioni të ndërprerë nga aleatët ndërkombetarë”, shprehet Balliu.

Balliu: Rama pronari faktik i Xibrakes! Sot eshte e qarte per cdo qytetar, i majte dhe i djathte, se eshte vete Rama i kapuri ne flagrance ne dosjen Xibraka. Eshte Rama garantori, i atij operacioni te nderprere nga aleatet nderkombetar. Ne ceshtjen e ngritur ndaj liderit te opozites, nje nga arsyet qe gjykata ka shprehur per masen e sigurise arrest shtepie eshte mundesia e nderhyrjes ne hetim si rjedhoje e pushtetit.

Po tani, qe Rama eshte nen hetim a duhet te kete mase arresti, po tani qe Rama eshte nen hetim, a do te qendroje Rama ne kryeministri. A mund ai me gjithe pushtetin absolut mbi marjonetat e veta te prish provat e te ndikoje ne ceshtje?! A ka SPAK ne plan te hetoje, e ne fakt a duhet te hetoje SPAK, apo duhet nje hetim nderkombetare. Meqenese dhe Xibraka eshte nje sukses i nje aksion te ndermarre nga aleatet tane nderkombetare.