Anullimi i seancës së 7 marsit, Korreshi: Fitore e vogël! Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2024, 12:44
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimit në seancën plenare të 7 marsit nga Sekretariati i Etikës.
Në një prononcim për mediat, Korreshi e ka quajtur një ‘fitore të vogël’, si dhe i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës të vijnë dhe të votojnë ligjet që kanë propozuar.
'Sot është një fitore e vogël në dukje por arroganca si janë bërë këto votime…Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar', u shpreh Korreshi.
