“4 rajone e lista të hapura”/ Kume: Do të mbledhim 20 mijë firma për ndryshime në Kodin Zgjedhor
Në një intervistë për Ora News, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh se pajisur me formularin TIP për mbledhjen e 20 mijë firmave për të depozituar në fund një projektligj në kuvend, përmes të cilit presim të bëjmë ndryshime në kodin zgjedhor.
Ai shtoi se pajisur me formularin TIP për mbledhjen e 20 mijë firmave për të depozituar në fund një projektligj në kuvend, përmes të cilit presim të bëjmë ndryshime në kodin zgjedhor.
Kume: Kreu i KQZ-së iu përgjigj pozitivisht kërkesës tonë për të na pajisur me formularin TIP për mbledhjen e 20 mijë firmave për të depozituar në fund një projektligj në kuvend, përmes të cilit presim të bëjmë ndryshime në kodin zgjedhor. Ndryshime që sulmojnë probleme, që janë lakuar në shumë tavolina, dhe që ka të bëjë me sistemin zgjedhor.
Ne kërkojmë që përmes kësaj nisme qytetare, sistemi që kemi, nuk ndryshon, por ajo që do të propozojmë është ndarja e vendit në 4 njësi zgjedhore jo në 12 dhe votimi me lista të hapura, duke u dhënë mundësi shqiptarëve për votë parapëlqyese.
