Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve

Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha i cili e ka cilësuar si një vendim të rëndësishëm që i hap rrugë vendimmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.

Postimi i Bashës:

U kry!

Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.

Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.

Urime Kosovë