“SHFUQIZONI KRYETARËT”/ Shoqëria Civile këmbëngul në ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Shoqëria Civile këmbëngul në kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Edhe pse partitë tashmë e kanë shuar diskutimet, në tryezën e posaçme u kërkua që të kufizohet mandati i kryetarëve si dhe të ketë më shumë kontroll mbi financimet

Gjasat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor duket se janë të pakta për votimet e vitit të ardhshëm.

Pavarësisht kësaj, Shoqëria Civile i sheh të domosdoshëm rishikimin e një sërë pikash që sipas tyre do t'i shërbejnë demokracisë.

Të drejtat e kryetarëve dhe financat vijojnë të mbeten në thelb të diskutimeve.

Qëndrimet nuk u mbështetën nga Agron Duka që për situatën fajëson partitë e mëdha.

Tryeza mes Partive të vogla parlamentare dhe përfaqësues të Shoqërive Civile u organizuan në bashkëpunim me fondacionin “Westminster”.

DEKLARATAT E PLOTA