Skema e re e tatimet/ Tola: Barrë e shtuar sidomos mbi shtesën e mesme, po largohen nga vendi
Në një intervistë me Ora News, eksperti i ekonomisë Igli Tola u shpreh se një nga problematikat më të mëdha që tatimpaguesit evidentojnë është edhe qëndrueshmëria fiskale.
Ai shtoi se bëhet shumë shqetësuese si çështje sepse shtresës së mesme po i ngarkohet një barrë mbi punën e tyre, duke theksuar se kjo shtesë po largohet nga vendi.
Tola: Një nga problematikat më të mëdha që tatimpaguesit evidentojnë është edhe qëndrueshmëria fiskale. Një ndryshim shumë dinamik që ndodhin në paketën fiskale edhe brenda vitit, duke i bërë për individët dhe bizneset shumë të vështirë për tu përshtatur. E gjitha kjo kthehet në kosto dhe në vështirësi për ta.
Bëhet shumë shqetësuese si çështje sepse shtresës së mesme po i ngarkohet një barrë mbi punën e tyre. Kjo e bën të vështirë mbijetesën e tyre, sepse kemi edhe rritjen e kostove të jetesës. Në kushtet që vendin ynë sot me largimet e popullsisë, do të duhej që kjo situatë të përmbyset dhe është e nevojshme që të ketë një ndryshim perceptimi.
