20 vite Raiffeisen Bank në Durrës, Canacaris: Udhëtim i jashtëzakonshëm, moment historik

Si pjesë e  turit të takimeve në të gjithë vendin, mbrëmjen e djeshme Raiffeisen Bank organizoi një tjetër event me përfaqësues të pushtetit lokal, biznesit dhe klientëve në qytetin e Durrësit për të shënuar partneritetin e fortë në këtë qark dhe për të festuar 20-vjetorin e saj.

Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, z. Christian Canacaris, shprehu mirënjohjen për të gjithë të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre gjatë dy dekadave të kaluara.

Ai gjithashtu theksoi rolin jetik të bizneseve në promovimin e rritjes ekonomike dhe angazhimin e vazhdueshëm të bankës për t'i mbështetur ato në rrugën e suksesit.

“Jam i lumtur dhe i nderuar të qëndroj para jush, ndërsa reflektojmë mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm që na ka sjellë deri në këtë moment historik për ne.

Sonte do te flasim për biznes por edhe festojmë ketë vit 20 vjetorin tonë në vend.

Festojmë sot partneritetin dhe marrëdhëniet tona që kemi ndërtuar gjate kohës.”

E pranishme ne kete event ishte dhe kryetarja e bashkisë Durrës, znj. Emirjana Sako e cilia shprehu falenderim per kontributin e bankës ne kete qytet.

Përveç të bërit biznes, Raiffeisen Bank ka qenë gjithashtu e angazhuar në mbështetjen e nismave në komunitet që promovojnë mirëqenien sociale dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm për të krijuar një impakt pozitiv në shoqëri