MËSIMI NË EPOKËN DIGJITALE/ Pedagogët nga 7 universitete trajnojnë arsimtarët
Ndryshimet e forta në teknologji kanë sjellë rishikimin e formës së mësimdhënies. Për këtë qëllim pedagogë nga 7 universitete kanë nisur trajnimin e 16 mijë arsimtarëve, projekt që do të zgjasë deri në fund të këtij viti
Mësues të shkollave Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë kanë nisur trajnimin mbi programin e zhvillimit profesional. Gjithçka po realizohet me mbështetjen e pedagogëve nga 7 universitete.
Në deklaratën për mediet thuhet se projekti do të përfshijë fillimisht 4 mijë arsimtarë dhe deri në fund të vitit 2024 numri parashikohet të arrijë në 16 mijë. Synim sipas ministrisë së arsimit është rritja e cilësisë së mësimdhënies
Matematika, Shkenca, Gjuha dhe Arsimin Fillor janë në qendër të vëmendje, ndërsa mësuesit japin vlerësimin e tyre për projektin
Përshtatja me epokën digjitale u konsiderua si një domosdoshmëri edhe për faktin se zhvillimi i teknologjisë ndryshon në mënyrë radikale edhe sjelljen në shkolla.


