“Prona nuk kthehet më” Hamataj: SPAK le t’i arrestojë të gjithë, s’ka sekuestro pasurie, dalin në 2 vite

Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Ermal Hamataj tha se Le të arrestohen me qindra nga SPAK, por toka e marrë nga njerëzit nuk do të kthehet më tek ata.

Hamataj: Le të arrestohen me qindra nga SPAK, por a do të kthehet toka te njerëzit, a do të kthehet bregdeti? Kurrë! Nuk kthehen më ato prona sepse janë ngritur ndërtime me miliona euro.

Për mua mund të arrestohen pa fund njerëz, por toka nuk kthehet tek njerëzit që u përkiste. Në rangjet e arrestimeve të administratës është kodi i heshtjes. Ata futen atje dhe dalin me 2 vite burg. Nuk po sekuestrohet asgjë.