Sulmet mes Izraelit dhe Hamasit, Guterres: Asgjë nuk i justifikon tmerret! Është koha për një ...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se asgjë nuk justifikon sulmet e 7 tetorit nga Hamasi apo ndëshkimin kolektiv të palestinezëve nga Izraeli që erdhi më pas.

Në një postim në “X” ai u shpreh se është koha për një armëpushim humanitar në Gaza.

“Asgjë nuk i justifikon sulmet e tmerrshme të Hamasit. Asgjë nuk e justifikon ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

Është koha për një armëpushim humanitar, një angazhim nga Izraeli për akses të papenguar për mallrat humanitare në të gjithë Gazën dhe lirimin e të gjithë pengjeve” shkruan ai në X.