India ndalon pa afat shitjen e qepës/ Lëvizja e papritur përpara zgjedhjeve

Eksportuesi më i madh në botë i perimeve India, ka zgjatur pa afat ndalimin e qepës, lëvizje kjo që pritet të përkeqësojë çmimet e larta në disa tregje jashtë vendit. Shumë shtete mbështeten nga prodhimet indiane për të plotësuar boshllëqet në tregun e brendshëm.

India ka zgjatur për një kohë të pacaktuar ndalimin e saj për eksportet e qepëve – një lëvizje e papritur që vjen përpara zgjedhjeve të përgjithshme dhe që pritet të përkeqësojë çmimet e larta në disa tregje jashtë shtetit.

Eksportuesi më i madh në botë i perimeve, India vendosi ndalimin në dhjetor nga ku pritej të mbaronte më 31 Mars.

Tregtarët kishin parashikuar se do të hiqej pasi çmimet lokale janë përgjysmuar që nga zbatimi i kufizimeve të eksportit dhe prodhimi i këtij sezoni është duke dhënë furnizim.

Megjithatë, qeveria lëshoi një urdhër tjetër ku thuhej se ndalimi do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Çmimi i qepës në disa tregje me shumicë në Maharashtra, shteti më i madh i prodhimit të qepëve, kanë rënë në 1,200 rupi (14 dollarë) për 100 kg nga 4,500 rupi në dhjetor.

Kryeministri Narendra Modi po kërkon një mandat të tretë rekord radhazi në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 19 Prilli.

Vende të tilla si Bangladeshi, Malajzia, Nepali dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështeten në importet nga India për të mbushur boshllëqet e brendshme në furnizimin me qepë dhe shumë prej këtyre vendeve kanë luftuar me çmime të larta që nga ndalimi.

Tregtarët vlerësojnë se India, e cila ka kohë më të shkurtër dërgesash sesa rivalët si Kina ose Egjipti për shumë tregje, përbën më shumë se gjysmën e të gjithë importeve të qepëve nga vendet aziatike.