Kishte marrëdhënie me ishin e njërit prej tyre, dy vëllezërit shqiptar arrestohen pasi plagosin italianin dhe nënën e tij, ja si i identifikoi policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2024, 22:56
Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptar nën akuzën për tentativë vrasjeje.
Si pasojë e ngjarjes ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar dhe nëna e tij 63-vjeçare, e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin.
Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka nisur pasi 42-vjeçari ishte në marrëdhënie me ish të dashurën e një prej të arrestuarve.
Shqiptarët “u tradhtuan” nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe thika e gjetur në vendngjarje.
