Bie nga tarraca e godinës, 21-vjeçari në gjendje të rëndë drejt Traumës

Një 21-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka rënë nga tarraca e një biznesi në pronësi të familjarëve të tij.

Sipas policisë, dyshohet se 21-vjeçari, K.Ç ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.