Sali Berisha bën rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të Apelit të GJKKO-së

ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë kërkesë për rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të Apelit të GJKKO-së lidhur me masën e arrestit në shtëpi ndaj tij, ku ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar.

Pas tre muajsh izolim në banesë, nëpërmjet avokatëve mbrojtëse, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ne arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë dhe Apeli i GJKKO.

Rekursi është regjistruar 3 ditë më parë më 20/03/2024 ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.

Sali Berisha bën rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit