EMRI+FOTOLAJMI/ Ky është efektivi i Operacionales që u arrestua sot si pjesë e grupit të Enea Sulejmanit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor Ervis Shkurta, 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Efektivi në fjalë dyshohet se ishte pjesë e grupit të trafikantëve të kryesuar nga Enea Sulejmani, që pasi u pikas me një kilogram kokainë në mje, sulmoi me makinën e tij patrullën e policisë së Tiranës, pr që më pas do të qëllohej nga njëri prej policëve.

EMRI+FOTOLAJMI/ Ky është efektivi i Operacionales që u arrestua
Ervis Shkurta, efektivi i Operacionales

AMP bën me dije se: “Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë".

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka pasur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në përmbushje të misionit të saj për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.

NGJARJA

Mbrëmjen e së enjtes, në tentivë për t’i shpëtuar arrestimit, një trafikant ka vënë në rrezik jetën e policisë. Një efektiv ka qëlluar me ar

Një ngjarje e rëndë është shënuar para mesnatës, në zonën pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, në rrugën “Mihal Duri”, në kryeqytet.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti, ky i fundit që lëvizte me mjetin tip "Volksëagen Tiguan", nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, trafikanti i identifikuar si Enea Sulejmani, ka përplasur mjetin e policisë duke rrezikuar edhe efektivët e përfshirë në operacion.

Në këtë moment raportohet se një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit. Plumbi ka kapur në indet e buta, Enea Sulejmanin, i cili dërguar menjëherë në spitalin e traumas, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia bën me dije se janë arrestuar dhe dy persona që ndodheshin në makinë me të plagosurin. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën edhe 1 kg lëndë narkotike kokainë.

Ndërkohë bëhet me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim për efektivin që përdori armën ndaj agresorëve që tentuan të largohen.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shkruan se:  kushdo që nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të punonjësit të policisë, ose më rëndë akoma e kundërshton me force dhe u rrezikon jetën për shkak të detyrës,  duhet ta ketë të qartë që toleranca është ZERO.