Mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuar, numri i orëve për ta, ende i pamjaftueshëm

Përkujdesja dhe ndihma e mësuesve ndihmës është thelbësore për të siguruar një edukim cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Për këtë qëllim stafi i arsimtarëve është rritur ndjeshëm për këtë kategori në vitet e fundit. 

Megjithatë, numri i orëve të dedikuara për ta është ende i pamjaftueshëm.

Enkeleda Pillati, një prind i një vajze me sindromën Down, shprehet se dy orët që mësuesi i kushton vajzës së saj janë të pamjaftueshme.

‘’Mësuesi ndihmës bën një punë perfekte. Por është e pamjaftueshme 2 orë që vajza ime ka’’, tha Pillati.

Për të shqetësim janë dhe ndërrimi i mësueve nga një vit në tjetrin.

‘’Fati i saj i mirë është që ka 2 vjet që e ka mësuesin ndihmës pasi si rregull një herë në vit bëhet konkursi dhe mësuesi ndryshohet.

Sygjerimi të jetë që mësuesi ndihmës të mos ndryshohet’’, tha Pillati.

Ajo thotë se në vendin tonë ka përmirësime sa i përket cilësisë së arsimit të mësuesve ndihmës dhe se përmes përkujdesjes së personalizuar dhe përshtatjes së mësimdhënies, dhe fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe integrohen me sukses në shoqëri.