Korçë/ E moshuara gjendet në lumë pa shenja jete, familjarët thonë se vuante nga probleme të shëndetit mendor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2024, 11:34
Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, në Korçë, është gjendur e pajetë shtetasja L.Th., 80 vjeçe.
Policia bën me dije se nuk është gjendur asnjë shenjë dhune në trupin e saj, ndërkohë familjarët e saj thonë se 80-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa.
Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

