Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është Rama
Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reagur pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të Fredi Belerit.
Basha shkruan me ironi se të gjithë paskan ngrënë fruta duke boshatisur pemtoren, por i zoti s’paska para gjë?
Sipas tij arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është vetëm, Edi Rama.
Ai shton se inkurajon SPAK pa asnjë rezervë në këtë betejë jetike për vendin.
Reagimi:
Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.
Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.
