TË HËNËN NIS “LUFTA”/ Opozita 4 muaj kohë për të vërtetuar akuzat për “Check-up”-in dhe “Sterilizimin”

Pas miratimit me vota të mazhorancës dhe opozitës në parlament, të hënën do të nisin punën komisionet  hetimore.

Nën drejtimin e deputetes opozitare Albana Vokshi, në Kuvend do të nisin hetimet parlamentare për koncensionet në shëndetësi.

Shërbimi publik për “Check-up”-in dhe “Sterilizimin” janë dy çështjet kryesore që do të diskutohen, për të cilat opozita akuzon se janë manipuluar kostot financiare.

Në agjendë pritet të jetë konstituimi dhe vendosja e piketave të punës.

Komisioni do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ku 7 janë nga rithemelimi dhe 8 nga partia socialiste.

Pas Albana Vokshit, numri dy i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist Plarent Ndreca, ndërsa afati kohor për hetimin parlamentar do të jetë 4 muaj që prej ngritjes së tij

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni hetimor u depozitua në 25 shtator të vitit 2023 me firmat e 45 deputetëve nga opozita.

Ajo u rrëzua nga mazhoranca me pretendimin se kjo çështje është nën hetim nga SPAK dhe nuk nevojitet një hetim politik.

Nga ana tjetër, në kërkesën e parë të PD, ishin parimisht 4 koncensione që kërkoheshin për hetim, përfshirë shërbimin e hemodializës dhe laboratorët mjekësore. Por në kërkesën e dytë, këto nuk u përfshinë.

Përbërja e komisionit

TË HËNËN NIS “LUFTA”/ Opozita 4 muaj kohë

1- Albana Vokshi Kryetar PD

2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

4- Milva Ekonomi Anëtar PS

5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6- Ilir Metaj Anëtar PS

7- Edona Bilali Anëtar PS

8- Petro Koçi Anëtar PS

9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Lavdrim Krashi, Anëtar zëvendësues PS

2- Mirela Pitushi, Anëtar zëvendësues PS

3- Emilia Koliqi, Anëtar zëvendësues PD

4- Ilda Dhori, Anëtar zëvendësues PD