Teliti: Mazhoranca të marrë propozimin e Bardhit për rritje pensionesh, dhe ta votojë në parlament

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD Dorjan Teliti, ngren shqetësimin madhor të pensioneve të ulta dhe bën thirrjen e tij ndaj mazhorancës që të miratohet sa më parë propozimi i Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së mbi pensionin minimal në Shqipëri.

Postimi i Telitit:

Kufi minimal per pensionet dhe rritja reale e tyre jane emergjence ekonomike kombetare.
Keto vite varferia eshte perhapur e thelluar ndjeshem ne Shqiperi, dhe nje nder shtresat qe e ka ndjere me shume kete fenomen jane 700mije pensionistet e vendit tone, te cileve rritja e cmimeve i ka shqyer komplet ate qesen gjysme shpuar te ushqimeve qe blinin me pare (shpeshhere edhe me lista).

Sot me shume se kurre eshte e domosdoshme ndermarrja e nje iniciative sa kurajoze po aq edhe sfiduese, ajo e rritjes se pensioneve, sidomos e pensioneve te ulta qe jane ne vlere monetare poshte mesatares kombetare.

Ndaj, miratimi i propozimit te Kryetarit te Grupit Parlamentar te PD-se mbi rritjen e pensioneve per qindra mijera pensioniste, do ishte nje vendim i duhur dhe urgjent i parlamentit ne kushtet skandaloze qe gjenden sot pensionistet.

Ndonese mazhoranca gjithmone na ka zhgenjyer per keq ne keto ceshtje, do doja shume qe te pakten kesaj here ajo te na "zhgenjeje per mire", ndaj ta marre propozimin e Gazment Bardhit per pensione minimale prej 180 euro ne 2024 e me rritje graduale per te shkuar ne vleren 300 euro pension minimal ne 2029, e ta votoje kete propozim ne parlament nje ore e me pare.

Pensione me te ulta se keto vlera s'duhet te kete, cdokush duhet te jetoje ditet e tij te jetes me koken lart e me digjitet.
Kjo iniciative i ben mire ekonomise, konsumit, mireqenies dhe jetegjatesise se pensionisteve.

Mundesite financiare ne buxhet jane, duhet thjesht vullnet politik i mazhorances qeverisese qe te riorientoje parate e buxhetit aty ku ka nevoje me shume, ti cojne parate aty ku duhet e jo aty ku duan.