Arrestimi i Jorgo Goros ka lidhje me hetimet e SPAK për tjetërsimin e pronës të bashkëshortit të ish-ministres Xhaçka
Me urdhër të SPAK, GJKKO ka caktoi masat e sigurisë arrest me burg për Kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
Bashkë me këtë të fundit SPAK ka urdhëruar edhe arrestimin e një tjetër personi, ndërsa për 3 të akuzuar të tjerë GJKKO ka vendosur masat “arrest shtëpie” bazuar në kërkesën që prokurori i SPAK Ols Dado ka çuar në Gjykatë.
Sipas raportimeve, Goro është arrestuar në Dhërmi, sapo ka lënë ambientet e një lokali, ndërsa mbahej në survejim nga agjentët e BKH-së.
Arrestimi i Goros ka lidhje me hetimet që SPAK ka zhvilluar përsa i takon investimit strategjik të Artan Gaxhit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
Denoncimi ndaj Goros është bërë nga Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.
Goro është thirrur katër herë në SPAK në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.
Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.
Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS.
Ndërkohë më herët SPAK ka sekuetruar sipërfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror.
Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.
