Panariti: Të alokohet një fond emergjence, për kontrollin e infeksioneve, dhe të bëhet një spërkatje qoftë ekologjike
Sekretari për Çështjet e Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti u shpreh se fondet e BE-së duhet të përdoren për të kontrolluar pasurinë e jashtëzakonshme nga dëmtimet.
Denoncimi:
Denoncimi nga Puka i Sekretarit për Çështjet e Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Prof.Edmond Panariti, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj dhe deputetin, Lodovik Hasani.
E para punës flasim për një absurditet, vazhdojnë ende të jenë pjesë e Ministrisë së Mjedisit, kur kjo duhet të ishte pjesë e strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, sepse mbrojtja e pyjeve është pjesë e mbrojtjes së bimëve.
Për mendimin tim, kjo situatë absurde duhet të marrë fund. Ashtu siç është në piramidën europiane, ku pyjet janë pjesë e bujqësisë.
Sepse është në llogjikën e mbrojtjes së bimëve. Këtu kemi të bëjmë me një dëmtim, nga një parazit, nga një infeksion, që është infeksion bimor.
Po përtej kësaj, unë mendoj që qeveria duhet të alokuojë patjetër një fond, qoftë edhe të emergjencës, sepse kjo është një emergjencë. Pra nuk duhet të presim tashmë buxhetin e rradhës, sepse mund të jetë shumë vonë.
Të alokohet një fond emergjence, që në një farë mënyre për kontrollin e infeksioneve, dhe të bëhet një spërkatje qoftë ekologjike, qoftë me spërkatje nëpërmjet dronëve, të zbatohet sa më parë.
Mos presim, sepse çdo moment që kalon, infeksioni do të përhapet më shumë dhe është e dëmshme dhe do të sjellë dëme të pallogaritshme.
Ky është një prioritet absolut, e tha dhe deputeti, mushkëritë e Shqipërisë janë këtu.
Vlera të pallogaritshme ekonomike edhe nga pikëpamja ekonomike, dhe nga pikëpamja e lëndës drusore. Prandaj duhet që patjetër, të ndërhyjmë menjëherë për ta penguar.
Unë së bashkë me deputetin dhe kryetarin e bashkisë Pukë, dhe donatorëve dhe sikurse krhas qeverisë gjermane, do të jenë shumë të interesuar, për të mbështetur ruajtjen e kësaj pasurie, jo vetëm shqiptare, por dhe europiane.
Kjo është një pasuri që kapërcen vlerat dhe kufijtë e Shqipërisë, pasi është një pasuri edhe europiane.
Prandaj dhe fondet e BE. jam I sigurt që mund të përdoren për të kontrolluar dhe ruajtur, këtë pasuri të jashtëzakonshme nga dëmtimet.
Faleminderit!
