Trysni dhe serbë në kufi me Kosovën, Velija: KFOR ka konfirmuar se situata është nën kontroll

Gazetari, Besnik Velija në një intervistë në Ora Neës u shpreh se për KFOR ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës është nën kontroll.

Velija: KFOR-i kujdeset për pjesën e sigurisë në veri të Kosovës.

Numri i ushtarëve të KFOR-it në veri ka ndryshuar pas sulmit të 24 shtatorit.

Unë kam pasur komunikim me zyrën për shtyp të KFOR-it pas publikimit të videos nga ana e kryeministrit Kurti dhe nga KFOR-i kanë thënë që situata është stabile.

Se KFOR-i ka komunikim edhe me drejtues ushtaraktë të Serbisë dhe se situata është e qetë megjithatë mbetet fragjile.

Ajo që ka zgjuar shqetësim tek institucionet e Kosovës fillimisht ka qenë një deklaratë e presidentit të Serbisë në një miting e kun ë një farë forme paralajmëroi se Serbia nuk do e harrojë të kaluarën dhe se do provojë të kthehet në Kosovë sapo ti jepet rasti.

Dhe më pas Kosova ka vërejtur lëvizje të ushtrisë serbë në kufi.

Megjithatë KFOR ka konfirmuar se situata është nën kontroll.