Gazetari shqiptar raporton nga Moska tmerrin e terrorist, Pumo: Deri tani janë 93 të vrarë, mes tyre 3 fëmijë. Sulmi ishte i paralajmëruar, bilanci do jetë më i madh
Bilanci i masakrës së mbrëmjes së të premtes në Moskë sa vjen e thellohet.
Gazetari shqiptar Misho Pumo në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Moska në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se numri i viktimave deri tani ka shkuar në 93 të vdekur mes tyre tre fëmijë.

Sipas tij, ngjarja ndodhi në sallën e koncerteve Crocus City në Krasnogorsk, afër Moskës, ku shpërthime të njëpasnjëshme u raportuan, po ashtu.

“Nga sulmi terrorist që tronditi Moskën mbrëmjen e djeshme bilanci i viktimave është 93 persona të vdekur, tre nga të cilët fëmijë. Sa i përket të plagosurve janë 40 në gjendje të rëndë.
Deri tani janë arrestuar 4 terroristë, të cilët kanë thënë që janë nga Taxhikistani, pra nga ish-republika ruse, dhe sa i përket marrjes përsipër të sulmit nga Al Qaida, duhet të jemi të rezervuar, pasi ata e kanë për zakon të marrin përsipër edhe sulme që nuk janë të sajat.

Ndaj autoritetet po hetojnë më shumë për të parë se kush qëndron pas tyre. Deri tani mësohet se terroristët ishin disa persona që jetonin me borxhe, pra njerëz që kishin nevojë për lekë.

Sa i përket motiveve, qëllimi është i thjeshtë destabilizimi i vendit. Çuditërisht ky sulm ka qenë mëse i pritur dhe mësi i paralajmëruar.
Mos të harrojmë paralajmërimet më 8 mars të ambasadave Britanike dhe Amerikane, të cilat paralajmëronin qytetarët e tyre që të shmangnin koncertet dhe tubimet masive.

Sa i përket zjarreve, autoritetet thanë se terroristët kishin marrë me vete dhe benzinë.
Ndërkaq në pritën që ata kishin bërë njëri nga autorët priste që njerëzit të zbrisnin në shkallën elektrike dhe u qëllonte në mënyrë barbare në drejtim të tyre.

Fatkeqësisht bilanci i kësaj tragjedie do të shkojë mbi 100 viktima, pasi akoma nuk janë identifikuar akoma, sidomos pas zjarrit që u përhap në godinë”, u shpreh ndër të tjera gazetari shqiptar nga Moska Misho Pumo.
PAMJET E TMERRSHME TE SULMIT TERRORIST


