VIDEO/ Kili shpartallon Shqipërinë, kuqezinjtë kapitullojnë në Parma
Shqipëria zhgënjen në testin e parë miqësor në përgatitjet për pjesëmarrjen në Euro 2024.
Kuqezinjtë pësuan një humbje të thellë 0-3 në stadiumin e Parmës ndaj Kilit, në një ndeshje jo shumë pozitive për ne.
Kilianët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me Edouardo Vargas, i cili shënoi me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Kombëtarja jonë pretendoi për një prekje të topit me dorë në momentin e pasimit.

Asgjë nuk do të ndryshonte në 45 minutat e para, teksa kuqezinjtë vuajnë presionin e miqve.
Në pjesën e dytë, Sylvinho rezervon minuta dhe për Brojën, Mucollin dhe Hoxhën. Pikërisht Broja do të krijonte një shans të artë në minutën e 72-të, por goditja ndalet nga Isla.
Në minutën e 83-të, Marco Bolados shënon golin e dytë për Kilin, vetëm pak sekonda pasi zbriti në fushë.

11 minuta më pas, në minutën e parë të kohës shtesë, Kili do të trefishonte rezultatin me Davilan, duke firmosur zyrtarisht kapitullimin e kuqezinjve në ndeshjen e parë miqësore nga katër të tilla që janë parashikuar për t’u luajtur deri në nisjen e kampionatit Evropian në Gjermani.
Shqipëria do të luajë të hënën testin e radhës miqësor ndaj Suedisë në Stokholm në “Friends Arena”.
Goal: Eduardo Vargas | ???????? Albania 0-1 Chile ????????pic.twitter.com/OVepjjZ4Ny
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 22, 2024
FORMACIONET
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka shuar të gjitha dilemat sa i takon rreshtimit.
Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori. Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj.
KILI: Bravo, Isla, Diaz, Licnovski, Suazo, Etceverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.

