Anulohet për arsye sigurie miqësorja mes Bosnjës dhe Izraelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2024, 20:29
Miqësorja mes Bosnjës dhe Izraelit, e planifikuar të luhet më 26 mars, është anuluar, ka njoftuar Federata e Futbollit të Bosnjës. Ndeshja ishte planifikuar të luhej në Sarajevë, por është anuluar për “arsye sigurie”.
Bosnja dhe Izraeli u mposhtën në gjysmëfinalet e kualifikimit për “Euro 2024”, nga Ukraina përkatësisht Islanda. Ndeshja është anuluar me rekomandim të UEFA-s.
