Reali do të transferojë Mbappe në verë, zbulohet një nga yjet që pritet të largohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2024, 16:32
Real Madrid pritet të bëjë ndryshime me afrimin e Mbappe gjatë merkatos së verës. Së fundmi raportohet se kalimi i francezit në Spanjë, do i “hapte derën” një largimi të mundshëm të Rodrygo-s.
Disa nga emrat më të mëdhenj të Premier League, siç janë Manchester United, Manchster City, Liverpool dhe Arsenal kanë shfaqur interes të lartë për sulmuesin e Real-it.
Braziliani k kontratë deri në vitin 2028 me madrilenët dhe klauzolë lirimi me vlerë një miliard euro. Sidoqoftë, nëse ai vetë do të kërkonte transferimin, Real Madrid do ta konsideronte ta linte të largohej. Megjithatë, me kusht që klubet angleze të jenë gati të paguajnë të paktën 100 milionë euro në tavolinë.
