Zhbllokohet sfida në Itali, Kili në avantazh
Shqipëria po bëhet gati për premierën e Euro 2024. Kuqezinjtë luajnë sonte në orën 20.45 miqësoren ndaj Kilit, në Stadio Ennio Tardini (Parma). Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Por kilianëve i kanë mjaftuar 20 minuta për të gjetur rrjetën kuqezi, duke kaluar në avantazh nga Vargas.
Goal: Eduardo Vargas | ???????? Albania 0-1 Chile ????????pic.twitter.com/OVepjjZ4Ny
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 22, 2024
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka shuar të gjitha dilemat sa i takon rreshtimit.
Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori. Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen. Kjo nuk është e vetmja miqësore në muajin mars, pasi pas disa ditësh do të masim forcat me Suedinë në “Friends Arena”.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj.
KILI: Bravo, Isla, Diaz, Licnovski, Suazo, Etceverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.
