Koopmeiners i kërkon largimin Atalantës, Juventus gati të përfitojë

Teun Koopmeiners është një nga mesfushorët më të fortë në Serie A dhe do të jetë pjesë në merkaton e verës së ardhshme.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për hipoteza, por për një fakt të bërë të ditur nga vetë mesfushori i Atalanta gjatë angazhimit të tij me kombëtaren e Holandës.

“I thashë klubit që verën e ardhshme dua të largohem. Shpresoj që ata mund të përfitojnë një shumë të majme nga shitja ime”, është shprehur Koopmeiners.

Ndër klubet më të interesuar për shërbimet e tij është Juventus, me bardhezinjtë të cilët nuk e ulin interesin për të fituar kartonin e holandezit.