Fitorja e parë e Kosovës U-19, dardanët e vegjël mposhtin Austrinë

Kosova U19 e nisi me fitore rrugëtimin në fazën “Elite Round” për kualifikimin në Euro 2024.

Dardanët mposhtën 1-0 Austrinë.

Furkan Dursun humbi një penallti për miqtë në pjesën e parë, ndërkohë që goli i tri pikëve për Kosovën erdhi sapo nisi fraksioni i dytë.

Elvir Gashijan mori një top nga Erion Salihu, marshoi drejt portës kundërshtare dhe ndikoi që Jakob Scholler të realizonte autogol.

Avantazh që dardanët e vegjël e ruajtën deri në fund.

Kosova U19 luan edhe dy takimet të tjera këtë muaj.

Në transferta kundër bashkëmoshatarëve të Spanjës (23) dhe Sllovenisë (26).