Spostohet derbi mes Milanit dhe Interit, do të luhet një ditë më pas

Inter thuajse e ka siguruar titullin kampion në Itali, dëshira e tifozëve zikaltër është që të kurorëzohen në derbin e Milanos.  Pas eliminimit në Champions, interistët kanë vetëm një skenar të festojnë yllin e dytë në fanellë përballë rivalëve të përjetshëm të Milanit.

Së fundmi, Federata Italiane mori vendimin se ndeshja Milan-Inter e programuar të luhej më 21 prill, do të luhet një ditë më pas, të hënën e 22 prillit. Kjo për arsye që Milani të jetë më i freskët për ndeshjen e kthimit në Europa League.

Ekipit të Inzaghit i duhen vetëm 13 pikë në total. Zyrtarizimi i titullit dhe yllit të dytë është thjeshtë çështje ditësh.