Sulmuesi s'ia del, braktis grumbullimin me Kombëtaren. Dëmtohet edhe Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2024, 16:46
Kombëtarja po kryen sot stërvitjen e fundit në Shqipëri, pasi nesër do niset në Itali për ndeshjen miqësore që ka kunder Kilit në stadiumin e Parmës (22 mars 19:00).
Nga 26 futbollistë të grumbulluar Sylvinho do ketë në dispozicion 25 pasi Myrto Uzuni nuk e ka kaluar demtimin dhe nesër do kthehet në ekipin e tij Granada në Spanjë.
Gjithashtu ka një problem edhe për portierin Etrit Berisha që nuk është stërvitur këtë pasdite pasi ka një problem në muskulin e gjoksit.
Vendin e tij e ka zënë përkohësisht Simon Simoni, pjesë e U-21.
Megjithatë pritet që lëndimi i Berishës të mos ndikojë në prezencën e tij ditën e premte.
Të pakten tani për tani Sylvinho e llogarit pjesë të ndeshjes.
