Shtyhet seanca e Berishës për të qenë në Kuvend, shkak mungesa e prokurorëve. Gjokutaj: Duan t'i djegin mandatin

Sot duhej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të lejuar pjesëmarrjen e tij në seancat plenare.

Por sërish kjo seancë është shtyrë. Shkak u bë mungesa e prokurorëve, ndërsa mësohet se seanca e radhës do jetë me datë 25 mars, ora 9:00.

Avokatët e Berishës thonë se këto shtyrje kanë për qëllim djegien e mandatit të deputetit Berishës.

Genc Gjokutaj, avokati i kreut të opozitës, Sali Berisha, tha se ky është një justifikim skandaloz.

“Prokurorët kishin dorëzuar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesionale, ata nuk mund të ishin prezent.

Sigurisht ky është një sebep, një justifikim, ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre duhet të ishte prezent.

Nuk e kuptoj termin arsye profesionale, sepse profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim.

Nuk i di arsyet e tjera, por sigurisht me angazhimin e zotit Rama në punët e tjera, kontakti është shkëputur dhe caktuan një datë tjetër derisa të rivendoset SPAK në kontakt me zotin Rama,” tha Gjokutaj.

Shtyhet seanca e Berishës për të qenë në Kuvend, shkak