Kaosi te Trabzonspor-Fenerbahce, Federata e Futbollit të Turqisë dënon dhunën: Do veprojë ligji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 16:47
Takimi mes Trabzonspor dhe Fenerbahce i kaloi kufinjtë e një ndeshje futbolli.
Tifozët e skuadrës vendase të Trabzonsporit zbritën në fushë menjëherë sapo përfundoi takimit, duke sulmuar kështu futbollistët mysafirët.
Për episodin e mbrëmshëm, ka reaguar edhe Federata e Futbollit në Turqi.
“Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme.
Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten” – Shkruan Federata.
