Aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, si paraqitet gjendja e tre të plagosurve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2024, 09:32
Detaje të reja vijnë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tepelenë ku humbën jetën katër persona, ku shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit “Benz”, drejtuesi së cilës ka humbur edhe jetën.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti ka qenë në kushtet e duhura teknike, megjithatë mendohet të ketë ndikuar edhe lagështia në rrugë.
Ndërkaq mësohet se tre të plagosurit nga kjo makinë ndodhen ende në gjendje të rëndë.
