Dita e Verës ngriu negociatat, të hënën komisionet parlamentare sërish online

Negociatat e nisura të martën u shtynë sërish.

Këtë radhë politikanët zgjodhën të mos cënojnë ditën e verës.

Megjithatë duket se deri të hënën paqja do jetë larg pasi kuvendi punimet e dy komisioneve i parashikohen të zhvillohen online.

Nga ana tjetër komisioni i reformës zgjedhore tashmë ka në dorë propozimet e socialistëve por edhe të PD së drejtuar nga Basha.

Dita e verës ngriu përkohësisht negociatat mes demokratëve dhe socialistët.

Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka u shfaqën së bashku në Elbasan, ndërsa politikanë të majtë e të djathtë uruan ditën që lajmëron ardhjen e pranverës.

Por duket se edhe shenjat e pajtimit qëndrojnë ende larg. 

Për shkak edhe të vendimit për shpalljen e së premtes ditë pushimi edhe kuvendi nuk lajmëron axhencë.

Por të hënën bëhet e ditur mbledhje e dy komisioneve atij për politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare.

Axhenda nuk parashikon mbledhjen e deputetëve në sallat e kryesisë, por diskutimet do të vijojnë online, si një paralajmërim që opozita vijon aksionin

Ndërkaq mësohet se bisedimet për marrëveshje pritet të vijojnë edhe të premten, nga rezultati i të cilëve do të përcaktohet edhe axhenda e punimeve

Opozita kërkon dy komisione hetimore atë të koncesioneve në shëndetësi dhe të të dhënave të sistemit tims si dhe krijimin e strukturës e veccantë ku do diskutohen ligjet që kërkojnë mbi 84 vota, përfshirë dhe reformën zgjedhore

Për kodin zgjedhor ps tashmë ka paraqitur mendimet për ndryshimin e 17 neneve, ku përfshihet depolitizimi i komisioneve, votimi i emigrantëve, ndalimi i përdorimit në fushatë të aktiviteteve me fonde publike si dhe transparencën në fushatë. Ndërsa PD e drejtuar nga basha kërkon lista të hapura, votim e numërim elektronik si dhe kalimin në sistem proporcional kombëtar