Nikolla, Bardhi e Çuçi në tryezë, Baçi: Nëse qëllimi ka qenë që të rrëzohej Basha, u arrit qëllimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2024, 21:36
Publicisti dhe analisti, Agim Baçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nëse takimi mes Bardhit, Nikollës dhe Çuçit kishte si qëllim të rrëzonte Bashën, atëherë u arrit qëllimi.
Baçi: Për mua, nëse qëllimi ka qenë që të rrëzohej Basha u arrit qëllimi.
Ulja në tryezë e Bardhit, Nikollës dhe Çuçit nuk është bërë me kokën e vet (Nikollës).
Ka një zgjidhje për të ulur gjakrat.
Nuk e dëgjova zotin Bardhi ti kërkojë zyrtarisht Nikollës ti kthejë përgjigjë kë njeh ajo kryetar grupi.
Për mua kjo tryezë është minimale.
Ka krijuar një realitet tjetër, që tashmë u rrëzua Basha dhe kemi vendimin tjetër që është Bardhi, Berisha, Noka në këtë lloj grupimi.
Çdo lloj kaosi në opozitë i jep mazhorancës.
