Dita e Verës, Rama njofton vendimin: Administrata Publike pushim dhe të premten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2024, 20:22
Administrata Publike, përveç ditës së nesërme që është pushim zyrtar, do të jetë pushim dhe të premten. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama.
Postimi i Ramës:
Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim!
Gëzuar Ditën e Verës
Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës???? pic.twitter.com/8ObMCxlaLS
— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024