Dakordësia e pafirmosur, PS-Opozitë, Baçi: Bashkëpunim i vonuar, shqetësimi i Salianjit i arsyeshëm
Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës ishte i vonuar dhe i penguar nga mazhoranca.
Baçi: Për mendimin tim është një bashkëpunim i vonuar.
I penguar nga mazhoranca.
Nuk do ta fusja në kuadrin e bashkëpunimit por do ta quaja një zbatim të rregullores së Kuvendit.
Zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës.
Një fillim i zbatimit të këtyre që përmenda më lart nga mazhoranca.
Ka qenë një bllokim i jetës normale parlamentare nga kjo mazhorancë duke mos pranuar të zbatojë rregulloren e Kuvendit, duke mohuar të drejtat e opozitës.
Ka pasur diskutime, ka pasur dialogime, pra nuk do quaja zëra kundër.
Nëse i referoheni Salianjit, madje i jam bashkëngjitur shqetësimit të tij, absultisht është shqetësim i arsyeshëm.
Është një lajm i mirë që mazhoranca reflekton, por skepticizmi tek të gjithë ne është.
Përvoja ka treguar se mazhoranca nuk i qëndron marrëveshjeve.
